Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin e zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë, ku në një qendër masazhi u zbulua një aktivitet i ushtrimit të prostitucionit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në “qendrën relaksuese”, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, Kristos Halili, u konstatua se motra e tij Kristiana Halili shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.
Në pranga përfunduan të dyja vajzat e gjetura, të cilat akuzohen për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”. Ndërkohë që u shpall në kërkim administratori i kompanisë.
Bëhet me dije se 23-vjeçari Kristos Halili, përdorte motrën e tij për të rekrutuar vajza të reja me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
/s.f