Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 60-vjeçari që është gjetur pa shenja jete të martën në Mitrovicë, dyshohet se është vrarë. Policia po e cilëson rastin si vrasje të rëndë.
“Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, raporton gazeta Koha.
Viktima është gjetur brenda objektit të “Shurdhmemecëve” në rrugën “Evlia Qelebia”.
Sipas burimeve në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dhunës./m.j