Policia e Australisë në bashkëpunim me atë Kineze ka arritur të sekuestrojë një ndër sasitë më të mëdha të regjistruara të drogës në këtë kontinent, rreth 1 miliard dollarë drogë e tipit metamfetaminë.
Operacioni ka nisur që vitin e shkuar. Droga ishte e fshehur në një anije mallrash që vinte nga Hong Kongu dhe ishte e futur brenda produkteve për kozmetikën dhe artikuj femërorë. Më së shumti, metamfetamina ishte fshehur në silikonet që përdoreshin për të mbushur reçipetat.
Katër shtetas të Hong Kongut dhe një shtetas i Kinës janë arrestuar gjatë operacionit të përbashkët me policinë kineze.
Metamfetamina është çështje shumë problematike në Australi. Që nga viti 2007, numri i përdoruesve është dyfishuar në rreth 200 mijë persona.