Vjedhja e qindra mijëra eurove nga pastrusja në banesën e ish-zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosi, është bërë temë e diskutimeve gjatë ditëve të fundit.
Në emisionin “Quo Vadis”, teksa diskutohej pikërisht për këtë temë ka pasur një përplasje mes oponionistit Arben Meçe dhe avokati Altin Goxhaj.
Ata kanë hedhur akuza ndaj qëndrimeve politike të njëri-tjetrit.
Meçe-Të themi edhe masën e dënimit se gjyqin publik ja bëmë asaj
Goxhaj-Berishën ja bën gjyqin çdo natë e çdo ditë ti
Meçe-Do t’ia bëj, pse ty të vjen keq për Berishën?
Goxhaj-Ti flet për dy standarte dhe më thua mua mos i bëj gjyq Arben Ahmetajt, kur ti ja bën Berishës. Ti zgjohesh në mëngjes me fajet i ka Saliu
Meçe-Ti të organizon mitingjet e Sali Berishës dhe të më thuash mua pse godet Berishën, normal atë gjë do bësh. Që ty Berisha të të çojë në komision si avokatin e tij. Ai është babai jot, babai shpirtëror, material, fizik. Ai të sponsorizon. Ti mos kishe atë Berishë do ishe…
Goxhaj-Ti je ai që di gjërat. E di pse del në televizior ti, se ti nuk ke turp, ti nuk ke cip.
/a.r