Gareth Bale, një nga futbollistët më të mirë të brezit të tij, në moshën 33-vjeçare ngriti flamurin e bardhë, duke u tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur, një vendin që befasoi jo pak:
“Ndihem me shumë fat që realizova ëndrrën time, për të luajtur sportin që dashuroja. Është koha për të ndryshuar kapitull, për të tjera aventura”, u shpreh ndër të tjera Bale në postimin e tij në rrjetet sociale.
Në moshën 16-vjeçare, Bale debutoi për herë të parë në Championship, ndërsa në Premier League deri në 2013 mbajti të veshur fanellën e Tottenham. Kulmin e karrierës, Bale e arriti me Real Madrid, skuadër ku fitoi 5 Champions League dhe shumë trofe të tjerë. Në 554 ndeshje, Bale realizoi 186 gola. Tërheqja e Bale nga futbolli i luajtur nga “pushtuar” faqet e para të mediave britanike:
“Walles, golf, Real Madrid, tërhiqet”. Ky është titulli i Mirror, duke iu referuar deklaratës së tij të bujshme pak vite më parë kur u pyet mbi prioritet e momentit. “Kam jetuar ëndrrën tim”, shkruan Daily Express.
/s.f