Blendi Klosi, sekretar Organizativ i Partisë Socialiste, ka konfirmuar sot deputeti i Agron Çela i është bashkuar kësaj force politike. Ndërkohë, ditë më parë Ilir Meta mohoi zërat për “firo” nga Partia e Lirisë dhe i cilësoi “lajme të shpikura e të porositura”.
Në një intervistë për Euronews Albania, Klosi ka vlerësuar figurën e Agron Çelës dhe ka thënë se ai tashmë është pjesë e mazhorancës, si një politikan me mbështetje të konsiderueshme në zonën që përfaqëson.
“Kam marrëdhënie shumë të mira me zotin Çela dhe me shumë kolegë të PD-së në parlament. E shikoj si një magnet që PS-ja është shumë e fortë, kjo ka qenë gjatë gjithë kohës. Një herë kemi pasur çarje, ajo çarje na humbi pushtetin në 2005 dhe nga ai moment, nuk ka pasur më ngjarje që nga PS-ja të largohet.
PS-ja vazhdon të dëshmojë që është partia më e madhe, më e organizuar, më fituesja në vend dhe si e tillë është një magnet shumë i mirë për ata që duan që të ketë punë të mira për komunitetin.
Zoti Çela vjen si një deputet që ka mbështetje të konsiderueshme të shprehur në vite, në disa mandate në zonën ku ai funksionon, pra, ka forcën e tij politike personale dhe këtë ai e menaxhon për të mirën e komunitetit. Unë mbështes çdonjërin, partia është kryesorja, struktura është më rëndësishmja, njerëzit që na votojnë, janë ata që ne duhet t’i vlerësojmë”, është shprehur Blendi Klosi./m.j
Largohet mafiozi cela nga lsi e lir floririt,duket qe liri nuke jepe me para,mafiozi agron cela eshte mesuar me shuma kolosale.Ps e k/hajdut eshte shume here me favorizuar per hajdutet e mafozte ne kto vitet e fundit.Fakti eshte me banditet e quajtur qeveritare,te drejtuar nga k/hajduti ne vendin tone nuke funksionon asnjie istitucion,eshte cdo gje jashte kontrollit.Shikoni faktet tronditese qe dalin sheshit per vjedhjet e pa kontrodhuara,cdo dite nga asnji istitucion,vjedhin sa duan,e lene sa duan.Ne kyte derexhe eshte vendi jone,me ne si poull i pa zoti qe jemi.Nuke duhet te qendrojme duar kryq,duhet ti largojme kta kriminele,me protesta ne sheshe,rruge e kudo,ose edhe voten tone.