Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan ka qenë tema “trego për 2 minuta jetën tënde!”. Një grua 52-vjeçare nga një fshat i Librazhdit ka telefonuar dhe ka treguar historinë e saj të dhimbshme për herë të parë, ku as fëmijët dhe bashkëshorti i saj nuk i di.
Ajo shprehet se ka pasur një fëmijëri tepër të vështirë, ishin si familje të persekutuar dhe janë përballur me shumë vështirësi ekonomike. Ajo tregon se me shumë mundime arriti të përfundonte gjimnazin, por është përballur më shumë probleme. Shpresa tregon se përveç shoqërisë që nuk e donin, edhe profesorët e saj kishin një sjellje të keqe ndaj saj, madje kanë tentuar edhe ta përdhunojnë.
Shpresa: Jam nga një fshat i Librazhdit. Kam lindur në vitet ’70 dhe mbaj mend që prindërit nuk i shikoja kurrë, vetëm në darkë kur vinin. Mbaj mend oxhakun ku mblidheshim, ishim 6 fëmijë, një motër dhe 5 vëllezër. Kur vite babi nga puna pastronte këpucët me baltë, mamin nuk e shikonim, vetëm kur ngriheshim natën dhe flinim të gjithë në një dhomë të shtrirë, në dyshek, jorgan, jastëkë, që i shtronim në darkë dhe i ngrinim në mëngjes.
Mbaj mend shtëpinë pa tavan dhe futeshim nga poshtë ku kishim baktitë dhe ngjiteshim lart me shkallë prej druri, për të fjetur. Mbaj mend të e kisha gjyshen vetëm dhe nuk e kisha gjyshin në shtëpi sepse ishte në burg për 8 vite , gjyshja ishte duke qarë gjithë kohës dhe na gatuante. Mbaj mend që kur u rrita shoqet nuk më donin, nuk më mbanin afër sepse isha e persekutuar, nuk e dija çfarë ishte, tani vonë e kam kuptuar.
Mbaj mend që u ftua në shkollë të mesme fshehurazi babit sepse nuk me çonte, e dinte që unë nuk do të merrja shkollë. Mësuesit nuk e dija pse më ngelnin, më vinin nota të ulëta, tani vonë e kam kuptuar se pse. Mbaj mend që bëja poezi dhe gjysmën ia jepja shoqes sime, ajo merrte 10 ndërsa unë merrja 7.
Nuk e di pse unë merrja 6 dhe 7. Disa herë mësuesit nuk do i përmend me emra tentonin dhe të më përdhunonin, por kam shpëtuar duke më shkulur flokët, duke më kyçur derën kur gjenin rastin, duke më gënjyer sepse ishin mësues nga Vlora, Korça.
I lanim rrobat e vëllezërve çdo ditë dhe i thanim prapë për të shkuar në shkollë, kur na blinte babi çizme të reja, opinga llastiku, flinim me to gjithë natën. Edhe i dashuri im që ndoshta më donte se isha e bukur dhe e mirë, më la, nuk kishte guxim të më merrte./m.j