Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit pas përfundimit të vizitës së Sekretarit John Kerry në Tiranë, tha se vendi ynë do të presë rreth 2 mijë muxhahedinë. Shqipëria ka pritur një vit më parë rreth 2 mijë muxhahedinë të tjerë.
“Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka qenë në Shqipëri për të falenderuar qeverinë shqiptare për muxhahedinët”, raporton VOA duke cituar një zyrtar të lartë të DASH.
“Zyrtari i DASH tha se Kerry nuk foli publikisht për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi mbetet një çështje e ndjeshme”, shkruan VOA.
Sipas të njëjtin burim, pra zyrrtarit të DASH, SHBA e ka ndihmuar edhe financiarisht Shqipërinë. Bëhet fjalë për një donacion prej 20 milionë dollarë që do të jepen përmes agjencisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
SHBA i ka dhënë Shqipërisë siguri dhe ndihmë për zhvillim ekonomik, për të ndihmuar vendin të ndërtojë kapacitetin e saj fizike për të strehuar refugjatët.