Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar fotografitë e vizitës së sekretarit John Kerry në Tiranë. Bëhet fjalë për takimet që Kerry zhvilloi në Shqipëri, me përjashtim të njërit; atë me kreun e PD, Lulzim Basha.
Albumi i mëposhtëm tregon se DASH ka hedhurnë faqen e tij fotografi të sekretarit me Nishanin, Ramën, Bushatin dhe shoqërinë civile, por në to bie në sy mungesa e takimit të tij me Bashën.