Në Klan Kosova të dielën në darkë është transmetuar emisioni Zona Express, në kuadër të të cilit është shfaqur dokumentari “Udhëkryqi i madh i Hashim Thaçit”. Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, ka shënuar rekorde shikueshmërie në dy emisionet e para. Deklarata më bombastike ishte nga deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, që ka thënë se Thaçi ka punuar për shërbime të afërta me Serbinë.