Ish kryeministri, Sali Berisha së fundmi ka shpërndarë një postim në facebook-un e tij ku ka ironizuar kryeministrin, Edi Rama duke shkruar se Akademia e Shkencave të Serbisë po përgatit vendimin për t’i akorduar kreut të ekzekutivit çmimin “Vasa Çubrilloviç”.
Sipas Berishës, arsyeja përse Ramës duhet t’i jepet ky çmim është për politikat që sipas tij kanë shpopulluar vendin.
Berisha së fundmi nuk është shfaqur në konferencën e përjavshme për mediat, duke u shprehur se është i sëmurë me grip.
Ai mungoi edhe në takimin me kreun e partisë së Lirisë Ilir Meta i cili gjatë vizitës së bërë ditën e djeshme në Selinë blu u takua me deputetin Flamur Noka.
Me sa duket vazhdon te jete me temperature te larte nga gripi, perderisa vijon te postoje te tilla fantazira, qe nje mendje e shendoshe nuk mund t’i rroke!
Postimi i plotë në facebook:
Edi Rama laurohet me çmimin Çubrilloviç.
Akademia e Shkencave e Serbisë thuhet se po përgatit vendimin për akordimin e Çmimit të Zi të Vaso Çubrilloviçit për meritat e jashtëzakonshme të dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria Edi Ramës. Në vitet 2014-2018 Rama me politikat e tij të kalkuluara për përzënie të qytetarëve, dëboi nga Shqipëria për në vende të tjera 31% të qytetarëve të saj. Pra ai meriton çmimin sepse dëboi në 7 vite nga vendi i tij më shumë se sa kanë dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend çdo luftë botërore, lokale apo civile.
Akademia i njeh meritë të veçantë Ramës në shkatërrimin e të ardhmes së shqiptarve në Shqipëri. Në doktrinën e tij të spastrimit etnik të trojeve shqiptare, akademiku kriminel Çubrilloviç parashikonte shkatërrimin e nënës shqiptare sepse ajo lind dhe rrit shumë femijë. Akademia konstaton se në 7 vite kryesisht për shkak të politikave të Edi Ramës vetëm për në hapsirën e BE u larguan 744 mijë shqiptarë nga të cilët 520 mijë janë të rinj dhe femijë. Një komb pa femijë dhe të rinj të ardhme nuk ka.
Akademia thuhet se do kërkojë që nderimi i Ramës të bëhet në Beograd dhe jo në selinë e saj, por në selinë e Parlamentit të Serbisë në seancën plenare të këtij parlamenti në prani të autoriteteve më të larta shtetërore, fetare dhe akademike mbasi spastrimi etnik i shqiptarëve nga Rama tejkalon të gjitha spastrimet etnike të Gjeorgjeviçit, Paniçit, Titos, Rankoviçit, Millosheviçit dhe padronit të tij Vuçiç. #sb
Ti monstra e vicidolit e bere ne kohen tende,me mikun tende sllobodanin,tani po e bene pasardhesi jote k/hajduti,djali i kristaqit me vucic.Te njejtit jeni ,nji mute i ndare ne dy pjese qe nuke ju hane ase krokodilte,te tille jeni.