Tonin Tosku nga Burreli, me detyrë efektiv i policisë rrugore mbeti sot i plagosur në aksin Maqellarë – Peshkopi, për shkak të shpërthimit të një gome kamioni.
Efektivi ka marrë dëmtime në të dyja këmbët, ndërsa u transportua me helikopter drejt Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij nuk ishte e mirë.
Gjendjen e rëndë e ka konfirmuar dhe mjeku që e ka trajtuar, i cili shton se polici ka pasur fraktura të hapura me hemorragji.
“I sëmuri ka ardhur në gjendje të rëndë. Ka pasur hemorragji në të dy këmbët. Ka pasur fraktura të hapura me hemorragji me ekspozim të kockave dhe i sëmuri erdhi direkt në reanimacion.
U mjekuan plagët dhe u nis për Tiranë. Ka qenë një goditje nga shpërthimi i gomës. Ka qenë një forcë e madhe për të bërë ato dëmtime.” tha mjeku, Erjol Braholli./m,j