Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një emigrant shqiptar ka ndërruar jetë.
Mësohet se shqiptari ka vdekur në mal, ku kishte shkuar të mblidhte barishte. Sipas informacioneve të mediave greke, 40-vjeçari, ende i paidentifikuar me emër, është shtypur nga një gur, pasi është rrëzuar në një humnerë prej 20 metrash.
Bashkë me burrin fatkeq, në zonë kishin shkuar edhe dy të tjerë dhe kishin njoftuar shërbimet kompetente. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, kur papritur një shkëmb është shkëputur dhe ka rënë mbi shqiptarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe të tmerrshme./m.j