Tre shtetas nga Shkodra u kapën në flagrancë në tentativë për të përfituar nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 130 000 eurosh ndaj një biznesi në Tiranë. Abc News mëson se të arrestuar janë shtetasit Jasmin Pepaj, 40 vjeç, Rezart Pepaj 31 vjeç dhe Sherif Kadroviç 36 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Drejtoria Hetimore kishte siguruar informacione falë inteligjencës informative, se disa shtetas kryenin veprimtarinë kriminale të mashtrimit, në disa biznese të ndryshme. Këta shtetas prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro.