Shtëpia e modës “Luis Vuitton” ka hedhur në treg një çantë të personalizuar me flamurin shqiptar, e cila kushton plot 9.900 dollarë. Lajmin e ndan dhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk e fsheh entuziasmin.
“Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Luis Vuitton. FLAMURI MË I BUKUR NË BOTË”, shkruan Rama teksa ndan dhe disa foto të çantës.
Ajo mban firmën e stilistit Jonathan Riss nga Jay Ahr dhe përdor qëndisje unike në pëlhura luksoze. Shqiponja nuk është e pikturuar por është e qëndisur deri në detaje, në materialin e çantës.
Me opsione që përsëriten kudo nga Shqipëria në Japoni, çantat janë prodhuar në Francë dhe vijnë me çmimin alarmues, por të pritshëm, rreth 10,000 dollarë. Ato mbajnë firmën e Jay Ahr dhe Louis Vuitton dhe janë vërtet unike.