Barometri në Euronews Albania ka matur vlerësimin e shqiptarëve për liderët e opozitës dhe mazhorancës.
56.3% e shqiptarëve kanë mendim negativ për kryeministrin Edi Rama. Ndërsa 36.8% kanë mendim pozitiv dhe 6.8% nuk përgjigjen.
Për kryetarin e Partisë Demokratike mendimi negativ është më i lartë se për kryeministrin me 71.8%. Ata që kanë mendim pozitiv për Berishën janë 21% dhe 7.3% nuk janë përgjigjur.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është më pak i pëlqyeri pasi 88.1% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërkohë mendim pozitiv kanë 4.6% e tyre dhe 7.3% nuk përgjigjen.
Për kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliajn 53.4% e kanë mendim negativ, 33.3% kanë mendim pozitiv dhe 13.3% kanë zgjedhur të mos përgjigjen.
Për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i cili ka krijuar grupimin e tij në selinë blu, 69.7% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërkohë 13.7% kanë mendim pozitiv dhe 16.7% nuk janë përgjigjur.
84.1% e shqiptarëve kanë mendim negativ për ish-kreun e PD-së Lulzim Basha. Vetëm 7.6% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv dhe 8.3% nuk janë përgjigjur.
/s.f
Perqindja perputhet me raportin e njerezve me intligjence normale dhe torrollakeve. Keshtu nuk ka pse shqetesohemi qe ne Shqiperi 21% duan Berishen. Pjese e botes jemi edhe ne, patjeter qe ka idiote edhe aty.