Takimet e kreut të qeverisë me ministrat, krerët e institucioneve dhe krerët e qarqeve, Meta i cilëson si veprime të kryeministrit për t’u dukur sikur punon. Sipas tij, Rama di vetëm të mashtrojë e të vjedhë.
“I bën për tu dukur sikur punon shumë ndërsa punon vetëm për t’i vjedhur. Jep bukë për 1 muaj për pensionistët dhe në një ditë jep 300-400 milionë euro për klientët e vet. E dini çfarë po ndodh me aferat që janë korrupsion i përbindshëm. E vetmja përpjekje e tij është si të mashtrojë shqiptarët dhe t’ua fusë thikën sa më thellë se nuk ka asnjë interes në zhvillimin e vendit, në procesin europian. Po të kishte interesa nuk do të çonte administratën në këtë nivel. Sa më shumë e shton administratën, aq më shumë shtohen gjobëvënësit e grabitësit në zyrat e shtetit në çdo nivel nga Saranda në Tropojë”, tha Meta.
Në daljen e tij të parë për mediat për 2023-shin, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i konsideroi 365 ditët që lamë pas ‘vitin e varfërimit dhe të shpopullimit’, ndërsa këtë që sapo nisim ‘vitin e ndryshimit’. Ai tha se do të marrë fund kapja e shtetit.
Përballjen e 14 majit e konsideroi fitore të sigurt të opozitës edhe pse bashkimi i plotë i opozitës në zgjedhjet lokale duket i pamundur për shkak se sipas Metës ‘ka ndonjë që është peng i Ramës që nuk e gjen dot rrugën drejt bashkimit’. Ky ishte mesazhi ‘i kamufluar’ i aleatit kryesor të Berishës për ‘rivalët e tij partiakë’, grupit të PD-së së Alibeajt, i pyetur nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku nëse bashkimi do të ndodhë.
/s.f
Likja i Monës,
Është kampion,
N’gishtin e mesit,
Ai noton,
Ndaç në të tretin,
Ndaç në të tetin,
Gjithmonë i mesit,
Merr gishtin e mesit,
Dhe keshtu,
O Lik Moniku,
Ç’ke desht fort,
T’ka dhanë Ram “miku”….