E gjithë filozovia e ciklit të jetës njerëzore, por jo vetëm, është lënia e pasardhësve dhe sigurimi i jetës së tyre. Njeriu është një qenie me ndërgjegje dhe është pikërisht kjo që e dallon nga kafshët. Si krijesë e tillë kujdesi për fëmijët nuk ka krahasim. Por fatkeqësisht ndoshta për shkak të disekujlibrave mendorë, edhe njeriu hakmerret ndaj foshnjave që ka krijuar vetë. Rasti më i fundit makabër, ku një nënë vret me duart e saj fëmijën që ka sjellë në jetë është ai i 29-vjeçares në Greqi. Ajo hodhi në lumë foshnjën e saj 11 muajsh, i cili sot 5 janar 2023 do të festonte ditëlindjen e parë. Gruaja u la në paraburgim dhe tashmë është në pritje të dënimit.
Ndërsa marsin e kaluar u konfirmua frika e të gjithëve për rastin e vdekjes së tre fëmijëve në Patra. E akuzuar për vdekjen e 9-vjeçares Georgina, një nga tre fëmijët e familjes Daskalakis që humbën jetën vitet e fundit, është nëna e saj, Roula Pispirogou.
Në dosjen për vdekjen e vajzës thuhet se:”vdekja e Gjeorgjisë Daskalakit ka ardhur si pasojë e administrimit të një sasie ketamine, maksimumi 20 minuta, nga momenti i dhënies së ilaçeve dhe gjatë kësaj periudhe kohore vetëm nëna e Roula Pispirigou ka qenë së bashku me Gjeorgjinë. Hera e fundit që ndonjë nga mjekët apo personeli infermieror vizitoi repartin e të miturës ishte rreth një orë para episodit që çoi në vdekjen e fëmijës. Nga ekzaminimi i personelit mjekësor dhe infermieror, si dhe nga dosja mjekësore e viktimës, rezulton se nuk është administruar asnjë sasi ketamine.
Nga analizat toksikologjike të kryera në gjakun e saj pas vdekjes, u konstatua ekzistenca e substancës medicinale “ketaminë”, në një sasi toksike-vdekjeprurëse. Për sa i përket kohës së saktë të vdekjes pas administrimit të ketaminës, kjo varet nga disa faktorë dhe kryesisht nga mënyra e administrimit. Gama kohore varion nga disa sekonda në 20 minuta, në varësi të mënyrës se si është marrë”.
Me rastin e rasteve të mësipërme, kujtojmë edhe tre raste të prindërve që vranë fëmijët e tyre, tentuan të mbulonin gjurmët, por në fund u dënuan.
Gjermani: Nëna mbyti tre fëmijët e saj
Tre fëmijë të vdekur në të njëjtën familje në qytetin Matteiser Straße në Willmar, Gjermani, i bënë hetuesit të dyshonin, por kush mund të akuzonte hapur dy prindër për vrasje? Tre foshnja kanë vdekur në këtë zonë midis viteve 2004-2009. Në fillim, të gjithë menduan se ishte një vdekje e papritur foshnjore. Por, dyshime nisi të ngjallte fakti që në të njëjtën familje humbën jetën tre fëmijë.
Ngjarja nisi të zbardhej pas vdekjes së fëmijës së tretë të familjes, Denisit të vogël, i cili ishte vetëm gjashtë javësh. Pak pas orës 6 të mëngjesit, nëna e tij, Natalia, thirri një ambulancë. Denisi i vogël nuk kishte puls. Pas 50 minutash, ai u konfirmua klinikisht i vdekur.
Nëna tregoi se shkoi në dhomë për ta ushqyer herët në mëngjes. Ajo fillimisht fiku dritën e dhomës dhe më pas e ushqeu dhe e futi përsëri në krevatin e tij.
Megjithatë, nëna u bë e dyshuar pasi ishte e vetmja me foshnjat në momentin e vdekjes së tyre, ndryshe nga bashkëshorti i saj, Vladimiri, i cili ishte në punë të tria herët.
Njësia e Vrasjeve të qarkut filloi hetimin në mënyrë diskrete. Prindërit bashkëpunuan me autoritetet dhe i shprehën kreut të hetimit dëshirën për të pasur më shumë fëmijë. Nga ekspeetiza mjeko-ligjore nuk rezultoi diçka dyshuese. Gjithashtu, testimi gjenetik nuk ka rezultuar me probleme trashëgimore dhe në këtë moment duart e autoriteteve ishin të lidhura, pasi nuk mund të fajësonin hapur dy prindërit.
Pas dy vitesh hetime të pafrytshme, një detektiv foli drejtpërdrejt me nënën: “I thashë se besoja se ajo dhe burri i saj ishin të përfshirë në vrasjen e fëmijëve të tyre,” tha detektivi Vuarudi.
Përgjigjja ishte e drejtë dhe mbytëse: “Isha vetëm. Burri im nuk ka lidhje me të”.
Dhe 32-vjeçarja rrëfeu atë që kishte bërë. Ajo ua mbylli gojën fëmijëve të saj me lecka dhe në të njëjtën kohë u mbajti hundët duke pritur që të vdisnin sepse pa foton e të shoqit me një grua tjetër.
Në mars 2012 ajo u dënua me 13 vjet burg për vrasjen e tre fëmijëve të saj. Autoritetet apeluan për shkak të dënimit tepër të butë dhe gjyqi filloi përsëri një vit më vonë. Gjyqtarët vendosin burgimin e përjetshëm të nënës që mori jetën e fëmijëve të saj me duart e saj.
California: Babai që vrau fëmijët e tij për të shpëtuar botën
Rasti i vrasësit të fëmijëve Matthew Coleman tronditi botën kur u bë i njohur në verën e vitit 2021. Matthew Coleman kishte përzënë dy fëmijët e tij nga Santa Barbara, Kaliforni në Meksikë dhe në plazhin Rosarito, i vrau ata. Në fakt, ai qëlloi me shtizë djalin e tij 2 vjeç dhe vajzën 10 muajshe, sepse mendonte se do të rriteshin si zvarranikë. Trupat e pajetë të fëmijëve u gjetën nga një fermer në një fermë pranë plazhit Rosarito. Babai u arrestua dhe pretendoi se kjo ishte mënyra e vetme për të shpëtuar botën, ndërsa e deklaroi veten të pafajshëm.
Teoria e konspiracionit që e çoi në aktin e urryer
Gjatë marrjes në pyetje, ai shpjegoi se besonte në teoritë e konspiracionit të Qanon (një teori që bota drejtohet nga një grup pedofilësh që adhurojnë satanin) dhe Illuminati dhe se ai kishte marrë shenja që i zbuluan se gruaja e tij kishte ADN të zvarranikëve në të, të cilën ajo ua kishte transmetuar fëmijëve të tyre. Ai vetë besonte se fëmijët e tij do të kalonin ADN-në e zvarranikëve dhe se ak duhet të bënte diçka për këtë.
“Më në fund, pashë pamjen e madhe dhe m’u desh të vrisja fëmijët, në mënyrë që ata të mos ndryshojnë në një specie aliene që do të zhdukte Tokën.”
Pak para se të kryente aktin, babai, i cili u arrestua për vrasjen e fëmijëve të tij, kaloi shumë kohë duke kërkuar në internet teori konspirative dhe mesazhe nga universe apo botë të tjera.
Karolina e Jugut: Ajo vrau dy djemtë e saj, për hir të partnerit të saj
Në tetor 1994, Susan Smith mbyti djemtë e saj 3 vjeç dhe 14 muajsh pranë shtëpisë së tyre në Karolinën e Jugut, SHBA. Ajo i futi fëmijët në makinë, i lidhi dhe e futi makinën e saj në një liqen – duke i lënë foshnjat e saj të mbyten. Ajo fajësoi një rrëmbyes inekzistent për vdekjen e fëmijëve të saj dhe prej 9 ditësh kërkonte përmes mediave që fëmijët e saj të kthehen shëndoshë e mirë. Kur autoritetet nxorrën makinën nga fundi i liqenit, një arush pelushi doli në sipërfaqe, pak para se të dilnin trupat e pajetë të fëmijëve të vegjël.
Partneri që nuk i donte fëmijët
Më në fund, pas presionit të autoriteteve, ajo ka rrëfyer aktin e saj dhe ka pranuar se ka vrarë fëmijët, pasi partneri i saj në atë kohë nuk donte detyrime të tilla. Aaokojet 23-vjeç ajo u dënua me burgim të përjetshëm, pa të drejtë ankimimi deri në vitin 2024. Periudha në të cilën ajo do të kërkojë apel dhe ndoshta lirim po afron, megjithatë autoritetet nuk besojnë se kërkesa e saj do të pranohet.
Shoqëria e Karolinës së Jugut nuk e ka harruar aktin e saj të urryer dhe sado mirë të sillet në burg, ata nuk mund ta pranojnë atë që ndodhi, thonë autoritetet.
/a.r