Zëvendës ministri i Arsimit dhe Sporteve, Endrit Hoxha, për rikthimin e lojërave të fatit në mënyrë të kontrolluar, thotë se është duke u bërë një gjë shumë e mirë për sportin.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se është bërë një bum i madh dhe se është lajm shumë i mirë për sportin, pasi sipas tij nuk po hapen, por po mbyllen.
Hoxha deklaroi se në opinionin publik dihet që nuk janë mbyllur ndonjëherë lojërat e fatit dhe se edhe pse me ligj u mbyllën, i ka komanduar errësira.
Duke qenë se sporti po bën arritje të jashtëzakonshme, kemi kampion bote në mundje, në atletikë, dhe këto fonde do shkojnë për sportit.
Nuk mjafton ky buxhet për sportin, është parë shumë e rëndësishme hapja dhe rikthimi i lojërave të fatit. Bëmë dëgjesë të hapur me Kryeministrin, kanë qenë të përfshirë shumë aktorë.
Kjo nuk është hapje por mbyllje, nëse lojërat e fatit bëhen të ligjshme, kontrollohen individët, mbrohen qytetarët, fiton dhe sporti, kultura, rinia, por do të përfitojë dhe infrastruktura.
Ajo që na është thënë nga Kryeministri, duhet të kemi kujdes që në draftim, pjesa më e rëndësishme është që këto para të shkojnë për sportin, se ligji ka qenë, por sporti ka marrë shumë pak.
Duhet të jemi në mbrojtje të konsumatorit, ligji nuk është se thjesht u hapën dhe kaq. Ne jemi në bisedime, por nuk ka dalë drafti final, se për sa kohë nuk është miratuar drafti në parlament, nuk di se sa të ardhura mund të jenë.
Vlen për tu theksuar se gjithçka që flitet është për bastet online, nuk do të ketë salla të hapura. Ligji që ka qenë ka pasur dhe pikat se kush do punësohet në këto pika duhet të jetë në 21 vjeç.
Çdo gjë do të jetë e kontrolluar, nëpërmjet ID se kush do të luajë dhe pse do të luajë. Drafti nuk do të shpiket nga ne do të kopjojmë siç e ka Italia, Franca apo Gjermania.
Do të ketë dëgjesë publike, para se të miratohet ligji. Çdo gjë kërkon kohën e vetë dhe çdo specialist i çdo fushe duhet të flasë për fushën e vetë dhe mos të hamendësojë për pjesën e fushës tjetër.
Këto të ardhura ku do të shkojnë, kjo është më e rëndësishmja.
Hoxha shtoi nëse nga bastet sportive janë mbledhur 50 milionë dhe për sportin nuk kanë kaluar as 50 mijë euro, ka qenë një shumë tejet e vogël që i ka kaluar sportit, duke qenë se këto të ardhura kanë ardhur nga sporti.
Zv.ministri sqaroi se këto të ardhura nuk do i kalojnë Ministrisë së Financave por do kalojnë për sportin dhe se këto para do hyjnë në buxhet për sportin dhe rininë, ndërsa më parë ka kaluar vetëm një pjesë shumë e vogël.
E shohim si shpëtim. Patjetër që ky është një ves dhe bastet nuk janë të këshilluara, por duke qenë se po bëhet në errësirë le të bëhet në dritë. Dhe këto para të kthehen në investim për më mirë.
Ne hartojmë draftin e përdorimin e këtyre fondeve që vijnë nga bastet, të ardhura nga kompanitë e basteve do jetë për federatat sportive, klubet sportive. Vlen për tu draftuar dhe miratuar VKM.
Kjo vlen për një moment të dytë se fillimisht do kalojë ligji në parlament. Nuk e kemi draftin.
Dihet publikisht që lozet, në rast se shteti do të hapet si në Itali apo Francë me 20-3 kompani që drejtojnë, këto kompani të huaja që vijnë e hapin në Shqipëri, nuk do të lejojnë të hyjnë të ndërhyjnë në sistem.
E vetmja mënyrë është hapja. Është një lajm shumë i mirë për sportin, por kontrolli për njerëzit kjo qeveri që i mbylli nuk do i rikthejë siç ishin. Për të bërë të bërë të mundur mbylljen, e vetmja mënyrë është hapja e tyre.
Vetë Kryeministri e ka shprehur pamundësinë për t’i kontrolluar me polici. Duke qenë se janë të hapura dhe po luhet, në buxhet nuk po shkon asgjë.
Drafti shumë shpejt do të jetë gati, duhet të hapen në mënyrën europiane. Kemi realizuar evente ndërkombëtare që kanë sjellë shumë të huaj në Shqipëri dhe ne nuk kemi baste sportive.
Hapja e tyre, në thelb është mbyllje. Do ketë struktura që do kontrollojnë këtë lëvizje, këto do jenë edhe online, dhe në faqe zyrtare, kushdo që loz, do jetë i informuar si do loz dhe sa do loz.
Roli i Autoriteti të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka qenë, se nuk e di si do vendoset, por ka qenë nën kontroll mosha me të cilën luhet.
Mund të ketë dhe sportistë që luajnë. Vetë futbollistët janë primarë, që e luajnë vetë. Do ketë këshillime.
Ajo që vlen për të folur është miliona dollarë sportit. Federatat sportive marrin 2.3 milionë euro.
Infrastruktura sportive dhe strategjia sportive vlen të përmendet. Sporti gjithmonë është ankuar, po i vjen një gjë e mirë sportit.
Shteti shqiptar i ka dhënë 5 milionë dollarë për Komitetin Olimpik, lëvizjen sportive në shkolla, për volejboll dhe basketboll. Pse mos të jetë dhe për sportet e tjera?
Tirana është kryeqyteti europian i sportit, por aktivitetet nuk bëhen pa buxhete. Kemi harmoni, po harmonia pa buxhete nuk mund të zhvillohet.
Nuk është asnjëherë mjaft për sportin, se është ekonomi, sporti është biznes, kulturë, art, shëndet dhe kur flasim për këto cilësi të sportit harrojmë që këto cilësi do shoqërohet me buxhete.
Si përfitues të Fondit Kombëtar të Zhvillimit, ai përmendi federatat sportive, shoqëritë sportive dhe klubet sportive dhe kjo do jetë përqindja më e madhe që do përfitojnë nga ky fond dhe se më e rëndësishme është infrastruktura.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka marrë 5 milionë dollarë për një vit, por po e bën në mënyrën më të mirë të mundshme, por besoj se do rritet se do rriten sportet, trajnerët, do të rritet lëvizja sportive.
Pse këto lojëra mesdhetare të mos jenë në Shqipëri? Nuk është e mundur se nuk ka infrastrukturë.
Duke ardhur këto të ardhura që sot i ka krimi dhe bota e zezë dhe që po ikin dëm, do rikthejmë lojëra mesdhetare, kampionate europiane dhe botërore.
Se si do të jetë ana teknike, nuk besoj se do jetë në dëm që le të fitojë sporti dhe pastaj ne nuk na intereson asgjë. Këto të ardhura do ndihmojnë sportin.
Nuk mund të flas për draftin që po hartohet nga Ministria e Financave. Nuk besoj se qeveria shqiptare deri më tani ka marrë nisma që kanë dëmtuar popullin e vetë dhe në këtë draftim do të jetë më e mira e mundshme, në të kundërt do të jem i pari që do e kundërshtoj.
Kemi bërë një vit dëgjesë publike dhe memorandum të federatave. Për të mos e bërë keq, çdo institucion ka kohën e vetë.
Sa i takon një afatit se kur do të hapen, zv.ministri i Sportit shtoi se marsi mund të jetë shumë vonë dhe se lojërat e fatit mund të hapen më herët.
/a.r
Tani me jeni te lirshem,ate hajdutin e lojrave te fatit,qe ishte i monstres se vicidolit,k/hajduti edvini i hoqi lojrat e fatit por me sa po shihet i mori edhe jeten.Prandaj ne vendin tone skane funde pislliqet e krimet nga hajdutet kriminele qe kane pushtetin.Ktu e 30 vjet me pare te njejten gje kane bere kta 4 monstrat ne vendin tone.Pa ardhur fundi i ktyre kriminelve ska te ardhme normale ne Shqiprine e mbushur me komuniste,spiune e bolshevike.Kemi vetem nji shprese,kjo shprese eshte e fundit,qe SHBA te ndihmoje shqiptaret per largimin,e burgosjen e ktyre kriminelve.Njekosisht sekuestrimin e parave,e pasurite golopante qe kane vjedhur.Besimin vetem te Zoti e SHBA.