Gazetari dhe botuesi Mero Baze, duke kujtuar krijimin e “Rilindjes Demokratike”, thotë se kjo gazetë lindi si shpresë për shtypin e lirë në Shqipëri, por brenda vitit në fakt u kthye në kobure personale të Sali Berishës.
“Gazeta Rilindja Demokratike e cila lindi si shpresë për shtypin e lirë në Shqipëri, u kthye brenda një viti në një kobure personale të Sali Berishës.
Në vitin e parë të saj u përdor për të sulmuar Gramoz Pashkon, Neritan Cekën e Preç Zogaj, e më pas me radhë Eduard Selamin, Abdi Baletën, Petrit Kalakulën, Azem Hajdarin, Genc Pollon, dhe çdo njeri që hapte gojën apo qoftë dhe të mendonte kundër Sali Berishës, siç po ndodh tani me Lulzim Bashën dhe grupin e tij.
Sulmet më brutale i ka pasur ndaj Azem Hajdarit me shkrime të diktuara në telefon nga Sali Berisha, duke e akuzuar për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit dhe për bashkëpunim me trafikantë.
RD mbeti institucioni më linçues në shtypin dhe politikën shqiptare, gjithmonë në shërbim të një njeriu, duke dëshmuar se çmund t’i bëjë shtypit të lirë madje dhe shtypit të vet, një politikan si Sali Berisha. Është pak ta quash dhe incest”, shkruan Baze.
/e.d