Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur si kryqezimi i Rriles.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetren dhe për pasoje ka mbetur i plagosut drejtuesi i mjetit tip Opel, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jeten.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për sqarimin e shkaqeve dhe rrethaneve te ketij aksidenti.
/e.d