Një milion euro shpërblim për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani. Edhe pse nuk është bërë ende zyrtare, kjo pritet të jetë shifra që Sylvinho dhe stafi i tij do të përfitojnë gjatë punës me Kombëtaren, nëse realizojnë objektivin madhor të përcaktuar.
Shuma totale e vendosur në formë bonusi është thuajse sa dyfishi i pagës që trajneri brazilian dhe ndihmësit e tij, Dorival Guidoni nën kampion bote me Brazilin në vitin 1998 dhe Pablo Zabaleta, nënkampion bote me Argjentinën në 2014-ën.
Edhe në këtë rast shifrat nuk janë ende zyrtare, por përflitet që paga e trajnerit gjatë 18 muajve të kontratës me federatën e Futbollit do të jetë rreth 500 mijë euro, teksa 100 mijë euro të tjera janë paga për stafin.
Sylvinho është një trajner pa eksperiencë dhe me pagë të përballueshme. I ri, me ambicie dhe që mund të shkëlqejë falë bashkëpunimeve me ish-teknikun e Brazilit, Tite, apo si ndihmës i Mancinit te Interi. Duket se ishte ky kombinimi vendimtar në zgjedhjen e Sylvinhos në krye të stolit të Kombëtares. Gjithmonë me kushtin që pagesa dhe vazhdimësia me kuqezinjtë do të varen nga rezultatet në fushë.
/a.r