Tetë persona, përfshirë pesë fëmijë, u gjetën të vdekur nga plagët me armë zjarri në një shtëpi në jug të Utah të SHBA-ve ditën e mërkurë, sipas autoriteteve që nuk dhanë detaje ose një motiv të mundshëm për vrasjet.
Viktimat u gjetën kur policia bëri një kontroll të mirëqenies në rezidencën që ndodhej në një qytet me rreth 8,000 banorë.
Policia tha se nuk zbuloi asnjë kërcënim për publikun. Pesë fëmijët ndiqnin shkollat e tyre në qytetin ku banonin. Ngjarja e rëndë solli tronditje tek banorët përreth.
“Ky komunitet në këtë kohë është i lënduar. Ata po ndiejnë humbje, po ndiejnë dhimbje dhe kanë shumë pyetje,” tha një prej oficerëve të sigurisë.
Policia theksoi se kontrollet e mirëqenies në banesa të caktuara janë kontrolle rutinë në momentin kur personat nuk shihen për periudha të gjata kohore.
/s.f