Shpejtësia e lartë dhe mungesa e ndriçimit ka çuar në përplasjen fatale ndërmjet dy makinave ne vendin e quajtur Fushë-Gjoricë në aksin Bulqizë-Maqellarë në rrugën e Arbrit, ku për pasojë kanë ndërruar jetë 3 persona dhe 4 të tjerë janë plagosur rëndë.
Kanë humbur jetën Kujtim Istrefi, Murat Istrefi dhe Lulzime Istrefi. Dy të parët gjetën vdekjen në vend, ndërsa Lulzimja vdiq në spitalin e Bulqizës.
Disa nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë në Bulqizë me 3 viktima.
“Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I. Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/s.f
Edvin k/hajduti me ortakun e tije i kane fajet,qe ndertoje rrugen e vdekjes sic e quajne banoret,rruge i thenshin pa sinjalistike pa asnji gje konkrete qe duhet per nji rruge me sandarte.Sa koka njerzish do hane ajo rruge vetem nj Zot e dine,ose k/hajduti me ortakun e tije te kthejne parate e te bejne rugen me sndartet e uropes.