Një klasë në shkollën 9 vjeçare “5 shkurti” të Ballshit është përfshirë nga flakët. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka patur nxënës apo mësues të dëmtuar. Raportohet vetëm për dëme matieriale.
Sipas burimeve raportohet se shkak për zjarrin që ka shkrumbuar librat dhe bankat e klasës, ka qenë një shkëndijë elektrike.
/e.d