Ardhja e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri është edhe ardhja e takimeve me miqtë, familjarët dhe vaktet e mëdha. Këto teprime, të shtuara në praktikën e më pak ushtrimeve fizike dhe konsumit më të madh të alkoolit se zakonisht, mund të çojnë në një rritje deri në 10% të niveleve të kolesterolit në gjak. Kjo është paralajmëruar nga “Fondacioni Spanjoll i Zemrës”.
Për të parandaluar një rritje të kolesterolit, ekspertët rekomandojnë shmangien e yndyrave të ngopura, duke preferuar ngrënien e frutave, perimeve, bishtajoreve, drithërave. Megjithatë, ndjekja e një diete të këtyre karakteristikave mund të jetë më e vështirë në këtë kohë.
Por ka ilaçe natyrale që mund të përdoren gjatë festave, si për shembull një “infuzion” me hudhër dhe limon. Kjo mund të merret para ngrënies dhe kërkon vetëm tre përbërës: katër limonë, katër koka hudhër dhe tre litra ujë të zier.
Përpunimi – Qëroni hudhrat dhe pritini thelpinjtë në gjysmë. Lani limonët dhe pritini në copa të vogla, pa hequr lëvozhgën. Shtoni ujin e vakët, pasi e keni zier më parë, dhe rrihni masën. Hidheni përzierjen në një kavanoz, mbylleni mirë dhe ruajeni në frigorifer për tri ditë.
Pas tri ditësh kullojeni përmbajtjen dhe ruajeni përsëri në frigorifer. Asnjëherë mos e merrni për më shumë se 40 ditë këtë përbërës. Pasi të përfundojë procesi i mëparshëm, mund të vazhdoni me testimin e infuzionit. Gjatë ditëve të para, këshillohet të merrni një lugë gjelle para çdo vakti. Nëse nuk është shumë agresive, mund të merrni deri në dy.
Duke qenë se është një metodë pastrimi, mund të shkaktojë dhimbje koke ose rritje të mukusit. Në këtë kuptim, është një mënyrë për të kontrolluar kolesterolin, që nuk duhet aplikuar për më shumë se 40 ditë. Gjithashtu, nuk mund të kryhet më shumë se një herë në vit.
Udhëzimet evropiane për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare tregojnë se vlerat totale të kolesterolit nuk duhet të kalojnë 190 mg/dl dhe se kolesteroli LDL, i njohur si “kolesteroli i keq”, duhet të jetë nën 115 mg/dl në popullatën e përgjithshme.
Nga “Fondacioni Spanjoll i Zemrës” kanë ndarë disa këshilla për të parandaluar rritjen e kolesterolit. Përveç një diete të ekuilibruar, pa yndyrë të ngopur, rekomandojnë të bëni një shëtitje, ngasje biçikletë, not ose ushtrime të tjera aerobike me intensitet të moderuar. Këto aktivitete, nëse bëhen rregullisht, ndihmojnë në rritjen e kolesterolit të mirë (HDL) dhe uljen e kolesterolit të keq (LDL).