Ai është gjithmonë në përpjekje për të kuptuar dhe shpjeguar historinë e Shqipërisë, të kaluarës dhe të të ardhmes. Por kjo histori nuk mund të dekriptohet pa u kuptuar edhe si histori e fatit të një individi.
Shkrimtari Besnik Mustafaj ishte i ftuar në një “Një grusht librash” për të folur për librin e ri, një përmbledhje me tri novela me titull “Fajtori”
Të gjithë personazhet kryesorë të këtyre novelave janë “fajtorë të pafajshëm”?
Besnik Mustafaj: “Krejt historia që kanë bërë vetë shqiptarët është e mbushur me viktima të kësaj natyre. Ajo çka kam kërkuar unë të nxjerr në evidencë është se shqiptarët janë viktima të vetvetes.”
Çfarë ndodh sot ? “Diktatura kishte rënë, liria kishte ardhur por ai nuk ishte çliruar brenda vetes”i ka ardhur shqiptarëve një çlirim i tillë?
Besnik Mustafaj: Ne me logjikë e kuptojmë por çlirimi ibrendshëm është proces që nuk bëhet vetvetiu. Individualisht gëzohet çlirimi, por nuk ndërtohet individualisht. Është në marrëdhënie me të tjerët, shoqërinë, fqinjët, shtetin. Të gjithë këto rathët koncentrikë përbëhen nga njerëz të paçliruar së brendshme, dashje pa dashje dhe dashje pa dashje dëmtohet. Nuk mund të çlirohesh individualisht pa u çliruar shoqëria.
Kur lexon këtë novelë kupton që Shqipëria nuk është shëruar nga metastazat e dikaturës komuniste?
Besnik Musafaj: Shqipëria nuk është shënuar. Nuk shërohet kollaj, sepse ndërtimi i mentalitetit të shoqërisë kërkon vite e dekada. Një punë shumë më ndryshe nga çfarë është bërë në Shqipëri. Po ju tregoj një episode me Mbretin Zog kur ishte në Francë, në fund të viteve 50.
E priti Mbretin Zog dhe i tha a do të ktheheni ndonjëherë në Shqipëri. Jo!
Pse? E dëgjon Radio Tiranën. Aty flitet për bashkime profesionale, organizata të rinisisë komuniste, organizata e gruas komuniste. Shqiptarët janë bërë të tjerë. Ne s’dimë më të flasim me ta. Ky episode është shumë sinjifikativ për të treguar se identiteti i shqiptarëve sot është mjaft i deformuar. Duhet kohë e gjatë. Sa më e thellë të ketë qenë plaga e marrë aq më e gjatë është koha për të krijuar mentalitetin e njeriut të lirë.
Thelbi i kësaj novele është “A mund të ndërtohet një nesërme kur ke një të djeshme.
Besnik Mustafaj: Gjatë këtyre 30 viteve kemi pasur më së paku 3 breza të cilët nuk kishin të djeshme. Nuk mund të ndërtohet në ajër e sotmja. Duhet të kesh një të djeshme që të ndërtosh një të sotme. E sotma është viktimë e djeshme. Edhe këtë të sotmen po e ndërtojnë njerëz që nuk kanë një të djeshme.
Keni folur me keqardhje për kohën e çuar dëm për shkak të politikës. E keni rifituar kohën e humbur?
Besnik Mustafaj: Unë çdo ditë që kalon kam një merak. Kam fletoret plot me subjekte, tema, emra e personazhesh dhe them a do të mjaftojnë. Përveç emaileve nuk shkruaj asgjë me kompjuter. Them a do të më mjaftojë koha për ti shkruar. Po ta kisha lënë politikën në 6 vjet më parë, në 1997 kur dhashë dorëheqjen nga ambasador dhe u ktheva në Shqipëri do të kisha shkruajtur më shumë libra.
Jetojmë në një kohë kur dehja e rrjeteve sociale dhe ajo e televizionit ia ka zënë vendin asaj dehjes së bukur që të jep letërsia.
Besnik Mustafaj: Më vjen shumë keq. Por nuk mendoj se e ka vrarë letërsinë. Në kohën e Balzakut një libër best seller shiten 1 mijë kopje. Tani librat e mi shiten më shumë se 1 mijë kopje. Pra po ndikohet të shkohet tek lexuesi i vërtetë. Më vjen keq se çfarë humbin brezat e rinj që nuk lexojnë më sa duhet libra apo lexojnë në telefon apo aplikacion. Njoh shumë shokë të fëmijëve të mi që lexojnë kështu. Për mua kjo është një humbje më shumë për ata sesa për shkrimtarin. Sepse shkrimtari është egoist. Nuk është burim i jetesës shkrimi. Hiq Ismail Kadarenë që ka honoraret e të drejtave të autorit që merr të drejtat jashtë dhe pak unë nga përkthimet asnjë tjetër nuk mund të jetojë me të ardhurat nga librat.
Një ftesë për lexim për “Fajtori” të Besnik Mustafaj.
Shikoni videon “Një grusht librash” nga Beti Njuma.