Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka vijuar me retorikën luftarake kundrejt grekëve duke deklaruar se Greqia po këmbëngulte në krijimin e veprimeve provokuese dhe retorikës që rrit tensionet.
“Megjithëse ne shtrijmë dorën e paqes, Greqia insiston në vazhdimin e veprimeve provokuese dhe retorikës që rrisin tensionin. Jemi në vëzhgim, nuk kemi lejuar asgjë deri më tani dhe as do ta bëjmë”-ka thënë ministri turk.
Akar mori pjesë në një fluturim të avionit turk në ditën e fundit të vitit duke inspektuar nga ajri elementët e Forcave të Armatosura turke në Egje dhe Mesdheun Lindor së bashku me komandantin e Forcave Ajrore.
Në të njëjtën kohë, ai argumentoi se Greqia po akuzon në mënyrë të rreme Turqinë për politika ekspansioniste dhe revizioniste për të mbuluar gabimet e veta.
Për Kastellorizon ai tha: “Ata ende këmbëngulin që të mos e shohin. Ata duan një juridiksion detar prej 40,000 kilometrash katrorë për një ishull 10 kilometra katrorë, ata armatosin ishujt në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare. Operacionet tona janë në gatishmëri. Nuk kemi lejuar asnjë vepër deri më tani dhe as nuk do ta bëjmë”.
/e.d