Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Neritan Bora, banues në fshatin Mashan, Gramsh, ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 3 muaj.
Bora, gjatë vitit 2021, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Elbasanit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/e.d