Orët e fundit të vitit 2022 kanë kanë shënuar një aksident të rëndë me një humje jete në aksin Bulqizë – Maqellarë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35.
24-vjeçari Sokol Tasha ka qenë duke u kthyer nga Bulqiza dhe sapo ka kaluar rrethrrotullimin tek Ura e Çerenecit ka humbur kontrollin duke kapërcyer barrierat mbrojtëse dhe pas disa rrotullimesh mjeti “Fiat Panda” ka rënë rreth 25 m në greminë dhe ka përfunduar në Zallin e Bulqizës.
Drejtuesi i mjetit Sokol Tasha 24 vjeç, ka ndërruar jetë nga goditjet dhe plagët e marra. Dyshohet se 24 vkeçari ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë. Policia është ende në vend ngjarje për të kryer veprimet hetimore.