Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka bërë thirrje për rritje eksponenciale të arsenalit të armëve bërthamore të vendit të tij, si përgjigje ndaj kërcënimeve nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Komentet e tij vijnë pasi Koreja e Veriut testoi gjatë fundjavës atë që e ka cilësuar një sistem të madh raketash me aftësi bërthamore që mund të vendosë të gjithë Korenë e Jugut në rrezen e saj.
Duke folur në natën e ndërrimit të viteve, Kim tha se Koreja e Jugut është kthyer pa dyshim në një armik dhe aleati i saj kryesor, SHBA ka rritur presionin ndaj Koresë së Veriut në nivelet më të larta.
/e.d