Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën Bulqizë-Maqellarë. Viktima, Sokol Tasha, 24 vjeç, humbi kontrollin e mjetit dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.
“Në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, shtetasi S.T., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat-punto’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën“, njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/a.r