Analisti Kreshnik Spahiu e konsideron kryedemokratin Sali Berisha një njeri të ‘vdekur’ politikisht, pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu nënvizoi se viti 2022 ishte ‘vdekja’ politike e Berishës dhe sipas tij, nuk duhet të harxhohet kohë për të folur rreth tij.
“Nuk mendoj që ditën e fundit të vitit ne ta mbyllnim me Berishën, sepse populli ka një shprehje; “i gjalli me të gjallët, i vdekuri me të vdekurit”. Unë hyj në kategorinë e atyre njerëzve, që njësoj si SHBA-të, Britania e Madhe apo si shumë evropianë, e konsiderojnë Berishën të vdekur politikisht dhe viti 2022 ishte vdekja politike e Sali Berishës.
Ka shumë njerëz të cilët nuk e kuptojnë, përfshirë e dhe analistë, por unë ata nuk i konsideroj në rangun e analistëve, i konsideroj në rangun e njerëzve konformistë, të cilët për shumë arsye, detyrohen të mbajnë një pozicion politik të caktuar. Nuk mendoj që në 31 dhjetor të vitit 2022, të harxhojmë më shumë kohë për një njeri të vdekur politikisht”, theksoi ai./m.j