Tre automjete janë përfshirë në një aksident këtë mesditë në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole”, ndërsa mësohet se ka qenë një mjet që është përplasur me të dyja makinat e tjera, për shkak të shpejtësisë me të cilën udhëtonte. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur.
Ai është shoqëruar në komisariatin e Policisë Vlorë, ku po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes./m.j