Një lidhje gjeanologjike, nëpërmjet Nënës Mbretëreshë Geraldine, me prejardhje nga një familje e famshme fisnike e Hungarisë. Senatori John Kerry (Xhon Kerri), ish kandidati demokrat për President i SHBA, ka gjak blu, e rrjedhur veç të tjerash edhe nga familja mbretërore e Shqipërisë. Lajmi interesant për shqiptarët, është publikuar nga agjensia zyrtare e lajmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Asociatted Press (AP). Lajmi i është referuar studimit një mujor të të mirënjohurit në fushën e gjeanalogjisë, Harold Brooks- Baker, Drejtori i Burke’s Peerage, një lloj bible për aristokracinë britanike.
Kështu që pas zellit tonë të njohur, për të gjetur lidhjen e figurave më të shquara të të gjitha fushave në botë, me Shqipërinë dhe shqiptarët, këtë radhë duket se lajmi ka vlerë zyrtare: Xhon Kerri, njeriu që pretendonte që pas kandidimit të 2004, të drejtonte SHBA, duket se ka në dejet e tij, edhe gjak shqiptar të trasheguar nga nëna. Gjak mbretëror madje. Sipas AP, “senatori Xhon Kerri ka gjak blu dhe atë e ka të trashëguar nga të gjithë Familjet Mbretërore të Europës. Madje, këtë lidhje e ka edhe më të madhe se lidhja e Presidentit aktual Xhorxh Bush”.
Lajmi është bërë i njohur në media, duke i’u referuar Burke’s Peerage. I njëjti burim, që është i famshëm për kërkimet në fushën e gjenealogjisë, ka thënë se ish kandidati demokrat për në Shtepinë e Bardhë ka një linjë trashëgimie, që rrjedh përmes gjakut të së jemës nga Shtëpitë Mbreterore të Shqipërisë, Anglisë, Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës, Rusisë, Bizantit, Persise (Iranit) dhe Francës. Vdekja e Nënës Mbretëreshë Geraldina Appony, vetëm në SHBA, pati faqe të tëra gazetash, e informacionesh të të gjitha formave. Në disa raste dukej se ato mburreshin, se ajo kishte gjak të lidhur me kombin amerikan. Kështu dukej edhe tek gazeta New York Times, e cila me atë titull të madh hapte dhe faqen “metropol” në gazetë.
Thuajse të gjitha mjetet informative amerikane dhe ato nga me presitigjozet në botë, i kushtuan shkrime të tëra “Cinderelles Shqiptare”, Nanës Mbretëreshë Geralidina de Appony. Çfarë nuk shkruan ato!?!. Me fjalët më të bukura e kanë përshkruar ato jetën e kësaj gruaje: të zgjuar, të bukur, bujare e fisnike. Geraldina e Shqipërisë, siç u pëlqen atyre t’a thërasin atë, qe si gruaja e Mbretit Zog, e cila për një vit ishte dhe e para zonjë Evropiane me gjak Amerikan. Geralidina vdiq në Tiranë. Ajo ishte 87 vjeçare. Jeta e asaj ishte si një fantazi nga ato të filmave të Hollivudit. Një tjetër gazetë e madhe amerikane e shtetit federal të Floridës, “Miami Herald”, ka shkruar se: “Mbretëresha Geralidinë e gjatë dhe e bukur, megjithë propozimet e saj nuk pranoi asnjëherë që ajo të luajë në filma, pasi pati oferta nga kinematografitë e njohura boterore si Hollivudi. Një muaj në Kështjellën e Versait, një muaj tek pallati mbretëror në Egjipt, kur ishte gjallë Mbreti Farruk, dhe ai me gjak shqiptari, ishin për familjen mbreterore në egzil, për t’u prezantuar.”
“Los Angels Time” e Kalifornisë, shkruan se: “Geraldine Apponyi u lind ne Budapest më 6 Gusht 1915. Babai i saj ishte aristokrati Kont Gyula Apponyi de Nagy-Appony dhe mamaja e asaj ishte Gladys Virginia Steeart, nga një familje e vjetër në Virginia. Familje, e cila është nga të parat në këtë vend, ndaj shteti federal Virginia edhe sot e kësaj dite mban këtë emër, nga që ka marrë emërin e kësaj familje fisnike e mbretërore europiane. Ndërsa, revista e njohur “Time”, theksonte se :” Geraldina nga lidhja e gjakut bie kushuri i tetë me ish-presidentin Nikson. Gjyshi i Geraldines, sipas Time, ishte një oficer i madh në oborrin mbretëror, Hapsburg. Por, në atë kohe mbretëritë e Evropës Qëndrore, po vinin më në fund mbas humbjes se fuqisë.
Pasuria dhe prestigji i mbretërive mbas Luftës së parë Boterore ra shumë. Babai i Geraldines vdiq në 1924, dhe e ëma pas vdekjes se të shoqit, u martua me një oficer Francez. Familja e edukoj Geraldinën dhe dy motrat e saj në shkollat hungareze. Kur ajo ishte 17 vjeçe, fotografia e Geraldinës u bë simbol i bukurisë tek monarkistët hungarezë. Një nga ato fotografitë e cila ka mbrritur origjinale edhe në ditët e sotme përdoret në shumë revista e kartolina. Ngjarja më interesante e tij dhe që ka mbetur enigëm, është ajo e vitit 1951. Kur mbreti i shqiptarve Zogu, bleu një kështjell në një zonë turistike e cila quhet Knollwood në Muttontown, New York, përafërsisht 102,800 dollarë amerikanë. Kështjella 550 hektarë kishte 60 dhoma, dhe mendohet se do të përdorej si pallati Mbretëror Shqiptarë, ku mbreti Zog kishte në plan të sillte familjen dhe të gjithë anëtarët e oborrit mbretëror. Tash flitet se autoritetet lokale të ishullit kanë bërë gati restaurimi i vilës së mbretit Zog në SHBA, të hapin dyert e saj për turistët.
“Knollwood”, prona që mbreti Zog, bleu në vitet ’51 në Long Island do të restaurohet. Prona me një shtëpi gjigande, nga e cila tashmë ka mbetur vetëm ndërtesa, gjendet në fshatin Mutontoun në zonën që i përket ishullit të Long Island – Nju Jorkut. Gazeta lokale “Northendder” shkruan se ky lokalitet është i interesuar në rinovimin e asaj, çka quhen “King Zog’s Gates”, si e vetmja gjë që ka mbetur nga ajo çka e lidh Long Island-in, me një prej figurave më të çuditshme të Evropës së shekullit të njëzetë. Sipas punonjëses të zyrës së këtij lokaliteti, Vivian Van Vagner, ideja e restaurimit të portave hyrëse është prezantuar gjatë një takimi administratës së fshatit. Kjo administratë i ka dërguar kontesë një studim të zonës. “Unë kam kontaktuar me Departamentin e Kontesë për Parqe dhe po presim për një përgjigje”, shprehet zonja Van Vanger.
Gazeta vazhdon më tej duke shkruar se sipas të thënave në popull mendohet se mbreti Zog synonte sjelljen e familjes dhe të oborrit të tij – mbretëror në “Knollwood”. Ky version i historisë gjithashtu shkon më tej duke pretenduar se zyrtarët amerikanë të doganave e shkatërruan këtë plan, duke kufizuar numrin e patriotëve që mbreti Zog mund të merrte në fshatin e vogël, ku sapo kishte blerë pronën. Mbreti Zog e bleu pronën e quajtur “Knollwood” në vitin 1951.
Ajo ishte një pronë e ndërtuar sipas tipit të “Erës së Artë të Bregut”, erë kjo që nisi në vitin 1891 kur të pasurit filluan të ndërtonin shtëpi me arkitekturë që binte në sy në Long Island. Kështjella në “Knollywood”, ishte ndërtuar fillimisht për manjatin e rrugëve Charles Hudson. Bëhet fjalë për një kështjellë të ndërtuar në vitet 1906 -1907, me 60 dhoma të derdhura në mermer dhe të skalitura me madhështi. Pasi mbreti Zog e braktisi përfundimisht pronën, kishte zëra rreth e rrotull zonës se ai kishte fshehur në muret e kështjellës thesare. Mbase, kjo ishte arsyeja pse shumë shpejt ndërtesa u sulmua nga grabitës të ndryshëm, çka shkaktoi dhe shkatërrimin gradual të kësaj prone me domethënie historike.