I ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, ka qenë zjarrfikësi Shkëlzen Lamuça, tashmë i njohur nga të gjithë, pas gjestit heroik që bëri kur shpëtoi dy vajza të vogla 7 dhe 4 vjeç në një pallat që mori flakë në zonën e Astirit.
Ai u nderua me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Gjatë emisionit Shkëlzeni është shprehur se një ditë pasi shpëtoi dy vajzat, ai u bë babai i një djali dhe se viti 2022 ka qenë viti më i bukur për të.
Katerina Trungu: Me vajzat keni akoma komunikim, me dy vajzat që keni shpëtuar?
Shkëlzen Lamuça: Patjetër që kemi komunikim./m.j