Agron Çela largohet nga Partia e Lirisë. Deputeti i zgjedhur në qarkun e Shkodrës deklaroi në një intervistë ekskluzive për “5pyetjet.al” se e ka mbyllur kapitullin me partinë që drejton Ilir Meta.
Për arsyet nuk foli, por për të ardhmen po. Ai nuk e mohoi kalimin me PS-në, kur tha se ka oferta, por absolutisht nuk e hedh poshtë mundësinë që të bashkohet me socialistët.
Zoti Çela mesa duket viti i ri do ju gjejë më ndryshime?
A keni ndonjë peng nga mbyllja e kapitulli me Partinë e Lirisë?
Nuk kam asnjë peng. Jam i realizuar në cdo gjë.
Nuk e di si e ka pritur por u uroj edhe atyre mbarësi.
Kush do të jetë e ardhmja tani?
Unë jam shumë korrekt, kam mbyllur një lëvizje me Partinë e Lirisë, po shikoj rrugë të tjera. Kam shumë oferta nga parti të tjera.
Absolutisht nuk e mohoj.
Çfarë përgjigje keni për ata që thonë se ju do të jeni vendimtar në kandidaturën e zotit Beci që PS të fitojë për herë të parë bashkinë e Shkodrës?
Nuk jam njeri që dora ime bën gjithçka, por është Shkodra që vendos. Por rasti u tregua me Bardh Spahinë, që i dhamë fitoren./m.j
Mire se vjene ne shtepine tende bire!