Mirush Kabashi tregoi në Euronews Albania disa nga detajet e filmit “Koncert në vitin 1936”.
Ai tregoi se Enver Hoxha e kishte pëlqyer pjesën e tij dhe të Robert Ndrenikës, moment ky që i hapi dyert dy aktorëve në rrugën e kinematografisë.
Kabashi u shpreh se nuk e dinte si vendosi Enver Hoxha të deklaronte pëlqimin e tij për filmin, por për ta ishte një dritë jeshile.
“Unë kam përshtypjen që ka pasur shumë detaje që kanë lindur mbi bazën e skenarit. Kiço Blushi ishte njeri shumë fisnik. Ai vetë ngacmonte krijimtarinë e artistëve,” – u shpreh aktori i pyetur për ndryshimet e bëra në skenar.
Kabashi tregoi një nga këto momente kur në fund të filmit bëhej revolta dhe aktori duhej të hipte mbi një karrike dhe u rrëzua.
U bënë dy dubla për këtë skenë, siç tregoi aktori mes të qeshurash, dhe vetë regjisori kishte dalë nga skenari duke i porositur që ta rrëzojnë.
Je një emblemë e artit tonë skenik dhe kinematografik o i madhi Mirush Kabashi.
Me që jemi para vitit të Ri, nuk mund të rri pa cituar një batutë tuajën humoristike me të madhin Tano Banushi, (në,programin e vitit të ri të asajë kohe); – “ Mirëse të gjej Tano Banushi…. Mirëse vjen Kabash Mirushi”…..
Uroj shendet e jetë të gjate Kabash Mirushi…