Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Gazmend Bardhin pas përplasjes që pati në seancën e fundit plenare për vitin 2022 me kryeministrin Edi Rama.
Në konferencën për media, Berisha tha se pati reagim të padenjë ndërsa akuzat për pazar me qeverinë lidhur me avokatin e Popullit dhe anëtarin e Gjykatës Kushtetuese ia adreson vetëm Enkelejd Alibeajt.
Sa i përket përpjekjeve për bashkimin e PD, Berisha tha qartë se nuk ka nxjerrë asnjë deputet nga selia blu.
“Përveç Alibeajt nuk di ndonjë tjetër që i ka mbështetur tezat. Shpërthimi i Ramës ndaj Bardhit, i padenj2ë lidhej pikërisht me këtë, me faktin që nuk i dhanë mbështetje marrëveshjes së realizuar. Nuk merrem kush e dakordësoi por ishte e sigurt, Dvoranit iu premtua se do votohej. Po kështu u bë e qartë se kandidatura për Avokat të Popullit do ishte Ilir Ismajli, gjë si grup kishin preferencë për Ledio Brahon, ndaj dhe Rama shpërtheu. S’besoj se ishte Gazi autor në atë marrëveshje. S’di asnjë deputet që të ketë mbështetur Dvoranin.
Asnjë deputet nuk është nxjerrë nga selia. Ne nuk kemi përjashtuar askënd nga godina, të gjitha ata që nuk vijnë e kanë me dëshirë”, tha Berisha.
/e.d
E paska ulur shumë “pazarin” Sali Berisha, deri sa ka filluat të mbrojë Gazmenda Bardhin …