Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm. Profesori që i ka mësuar studentëve shqiptar letërsisë angleze, Refik Kadija, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.
Profesor Kadija ka qenë një ndër profesorët e parë që jepte mësim në gjuhën angleze dhe një ndër themeluesit e Departamentit të Anglishtes në Universitetin e Tiranës.
Refik Kadija ka lindur në Shkodër të Shqipërisë në vitin 1941. Gjatë karrierës së tij pedagogjike, akademike dhe shkencore ai është marrë jo vetëm me mësimdhënie, por ka shkruar edhe libra, monografi, punime shkencore dhe profesionale, ka përkthyer disa vepra të letërsisë angleze, si dhe ka marrë pjesë në një mori kongresesh dhe konferencash shkencore jashtë vendit.
/e.d