Departamenti i Shtetit amerikan ka publikuar më shumë se 1,000 faqe të reja të mesazheve elektronike të ish-sekretares së shtetit, Hillary Clinton. 81 mesazhet janë klasifikuar kryesisht në nivelin më të vogël të ndjeshmërisë. Asnjëri nuk është klasifikuar si top sekret. Deri tani, departamenti ka publikuar më shumë se 45,000 faqe të porosive elektronike nga llogaria e asaj private që ajo i kishte dërguar apo pranuar derisa shërbente si sekretare e SHBA-së, raporton AP, transmeton KosovaPress. Planifikohet që mesazhet e saj elektronikë të publikohen deri më 29 shkurt. Clinton është munduar që të hesht punën e mesazheve elektronike, pasi synon të nominohet si presidente nga radhët e demokratëve. Muajin e kaluar, 22 mesazhe elektronike ishin mbajtur të papublikuar pasi kishin përmbajtje “top sekret”. FBI-ja, po ashtu, është duke ekzaminuar sigurinë e serverit që ajo përdorte gjatë kohës që shërbente.