Ekstradohet nga Greqia Reis Haxhiraj, nga Selenica e Vlorës. Arrestimi në vendin fqinj u bë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve shqiptare.
Haxhiraj është arratisur vite më parë nga burgu i Drenovës në Korçë bashkë me 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe Admir Tafilaj, teksa ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Vlorës me 13 vite burg për pengmarrjen e një polici për një ngjarje të ndodhur në vitin 1998 për një konflikt mes dyja palëve.
/e.d