Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se Rusia do të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës në Ukrainë.
Deklaratën, Borrell e dha përmes një postimi në rrjetet sociale këtë të enjte.
“Nuk do të ketë pandëshkueshmëri për krimet ruse të luftës”, theksoi Borrell në Twitter.
Ai foli në të njëjtën kohë për “një tjetër sulm të pakuptimtë dhe masiv me raketa ruse në Ukrainë, i cili ka shkatërruar pa dallim infrastrukturën dhe objektet mjekësore, duke synuar dhe vrarë qëllimisht civilët.”