Një lajm i mirë për të gjithë pensionistët dhe shtresat në nevojë, të cilët do të marrin ndihmë nga shteti. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se pensionistët do të marrin 8000 lekë të reja secili nga ‘Pakoja e Madhe’.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e faktit se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, ju uroj një ditë të mbarë”.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë njoftoi “Pakon e Madhe” në mbështetje të 1 milionë individëve. Rama tha se paketa do t’u vijë në ndihmë familjeve dhe parashikohet që mbi 8 miliardë lekë të reja të shpërndahen në ditët e para të Janarit.
/e.d
Mose u ndieni me tani,k/hajduti u a dha nga nji kocke me nga 8 kg mishe,bolle e keni edhe kto i hoqi nga ato qe kishte vjedhur per ju.E shikoni propoganden qe bene per ato pake para qe po ju jepe,k/hajduti e quan popullin nji kope me budadhenje.Keni mendjen se edvini po i sherben 14 majit.Kurre me mose votoni partite e ktyre 2 monstrave e ktije k/hajdutit,te tre jane te njejtit pa pike e presje,ose me mire i mute i ndare ne tre pjese.
Të lumtë Km i jonë, Edi Rama.
Faleminderit për sa bën për këtë vënd e këtë popull.
Unë, bashkë me shokët e mijë, komentues të rregullt edhe ata, si MENDIMI NDRYSHE, KËNDVËSHTRIMI TJETËR, PROSHI, LILI dhe PIROSHI, ju urojmë gezuar vitin e ri 2023.
Me shendet e jetë.