Pak minuta më parë u lajmërua ndarja nga jeta e legjendës së futbollit botëror, brazilianit Pele.
Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, Cristiano Ronaldo shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e Pele.
“Ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë Brazilin dhe në veçanti për familjen e z. Edson Arantes do Nascimento. Një “lamtumirë” e thjeshtë për mbretin e përjetshëm Pele nuk do të mjaftojë për të shprehur dhimbjen që po përfshin gjithë botën e futbollit në këto momente.
Një frymëzim për kaq shumë miliona, një pikë referimi dje, sot, gjithmonë. Dashuria që tregonte gjithmonë për mua ishte e ndërsjellë në çdo moment që ndamë, qoftë edhe në distancë.
Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë në secilin prej nesh, futbolldashës. U prefsh ne paqe Mbreti Pele.”,- ka shkruar “ylli” luzitan, për “O’Rei”, në mesazhin e tij.