Kjo është fotoja prekëse që ka postuar vajza e legjendës së futbollit, Pele. Me këtë foto, ajo ka njoftuar edhe lajmin e trishtë, për ndarjen nga jeta 82-vjeçarit.
“Të gjithë jemi këtu bashkë falë teje, të duam në pafundësi, prehu në paqe”, ka shkruar ajo.
Me i madhi i të gjitha kohërave
Pele dhe ylli argjentinas Diego Maradona, i cili ishte më i ri se Pelé dhe luajti pas tij, janë diskutuar shpesh si lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave; madje u emëruan bashkërisht si “lojtari i shekullit” nga FIFA në vitin 2000. Pavarësisht konkurrencës, të dy krijuan një miqësi përpara se Maradona të ndërronte jetë në vitin 2020.
Në temën për lojtarët më të mëdhenj të futbollit, përkrah Pelé përmenden vetëm Diego Maradona, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Burime të ndryshme rendisin totalin e golave të Pelé në 650 në ndeshje zyrtare dhe 1,281 gola duke përfshirë edhe ndeshje në nivel të ulët. Pele do mbahet mend si futbollisti që fitoi tre herë Kupën e Botës me Brazilin në vitet 1958, 1962 dhe 1970. Pelé luajti në 4 Kupa Bote gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist.
Pele luajti me Santos nga 1956-1975 dhe për New York Cosmos nga 1975-1977. Pele në total fitoi 14 trofe dhe gjashtë herë u shpall golashënuesi më i mirë.
Pelé luajti 4 Kupa Bote me ekipin brazilian dhe fitoi 3:
Botërori i parë që Edoson Arantes fitoi ishte në Suedi në vitin 1958. Në këtë edicion të Botërorit, i riu Pelé ishte vetëm 17 vjeç dhe ishte zëvendësues në një ekip plot yje. Kundër Uellsit, në çerekfinale, ai shënoi golin e fitores. Në gjysmëfinale ai shënoi një hat-trick për të eliminuar Francën, ndërsa në finale shënoi një dopietë.
Në Kupën e Botës 1962 në Kili, fundi ishte i hidhur. Brazili ishte kampion, por Pelé nuk mundi të shkëlqejë për shkak të dëmtimit kur kishte luajtur vetëm dy ndeshje. Në Angli 1966, skuadra braziliane shkoi në fazën e grupeve. Në Botërorin e tij të fundit, Meksikë 1970, Pelé shënoi 4 gola dhe udhëhoqi Brazilin për të fituar Kupën e Botës së tretë. Pelé është lojtari që ka fituar më shumë Kupa Bote si lojtar. Deri më tani është e vështirë që një lojtar tjetër të arrijë diçka të ngjashme. Kjo është arsyeja e thjeshtë për të thënë se Edson Arantes do Nascimento është ndër figurat më të mëdha në historinë e futbollit në Brazil dhe një nga më të mirët në botë.
Mbreti i Kupave të Botës
Dhe debutimi i tij erdhi në një Kupë Botërore, në Suedi në vitin 1958. Ai ishte 17 vjeç dhe Vicente Feola e thirri atë me ekipin kombëtar. Këtu filloi rrugëtimi i tij për t’u bërë lojtari më i ri që ka fituar Kupën e Botës. Në finale, ndaj mikpritësve, Brazili fitoi 5-2 dhe ‘O Rei’ shënoi dy gola.
Në vitin 1962, në Kili, erdhi Botërori i tij i dytë. Por atje Pelé u rëndua nga një dëmtim. Një ndrydhje inguinale e ndaloi dhe nga ndeshja e dytë nuk mundi të luante më. Por Brazili u bë sërish kampion. Kupa e Botës 1966 nuk ishte e mirë për Pelé. Brazilianët ranë në raundin e parë.
Por në vitin 1970, ‘O Rei’ do të prekte sërish lavdinë. Brazili u fut në finalen e Kupës së Botës në Meksikë kundër Italisë. Dhe ata ngritën titullin për të tretën herë. Pelé luajti kundër Jugosllavisë në ndeshjen e tij të fundit me Brazilin. Ishte 18 korriku i vitit 1971. Ky ishte fundi i karrierës së tij të suksesshme me kombëtaren.
Në vitin 2013 ai mori Topin e Artë nderi për një karrierë plot sukses./m.j