Pep Guardiola do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni. Strategu spanjoll do të marrë drejtimin e Manchster Cityt nga sezoni i ri. Por, sipas Sunday Express, Bayern dhe Guardiola mund të ndahen edhe më herët, përcjell gazeta Express. Sunday Express shkruan se ish trajneri i Barcelonës mund të shkarkohet nga detyra nëse Bayerni dështon përballë Juventusit në Ligën e Kampionëve. Thuhet se drejtuesit e gjigantit nga Bundesliga janë të inatosur në Guardiiolan, i cili zgjodhi Manchester Cityn para tyre.