Kandidati në Primaret e PD-së për Bashkinë e Kamzës, Shemsi Prençi tregoi arsyen se përse shkoi në takimin që Enkelejd Alibeaj zhvilloi disa ditë më parë me demokratë në Kamzë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Prençi tha se donte të shikonte realitetin, se çfarë po ndodhte me këtë grupim.
Prençi nënvizoi se mori fjalën gjatë takimit dhe i tha Alibeajt se cili është qëllimi i tij, duke duke dalë me dy kandidatë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Jo pa qëllim, nuk kam pasur ftesë, por kam shkuar me një grup mjekësh. Kam shkuar të shoh realitetin me sy. Po kuptohet vetëm me një takim. Alibeaj ka prezantuar një mjek. Atje, në prezantimin e mjekut Bilbil Bajraktari, kishte edhe një numër të konsiderueshëm mjekësh të tjerë, që shërbenin në territorin e Bashkisë së Kamzës dhe Paskuqanit, që mbështesnin kolegun e tyre.
Jo pa qëllim, sapo ka prezantuar Alibeaj, kam marrë fjalën dhe i kam thënë zotit Alibeaj, cili është qëllimi juaj, a mendoni që duke hyrë në garë me dy koka, do fitojmë? Si e mendoni? Unë e njoh Kamzën, e njoh votën në Kamzë, sepse kam drejtuar disa fushata në Kamzë dhe duke njohur situatën konkrete, ka dy probleme thelbësore. Së pari, PD-ja po futet me dy kandidatë, çka do të thotë se secili i prish punë tjetrit. Procesi i primareve ka hapur një hendek tjetër në Kamzë, sepse një grup i caktuar, të cilët për interesa personale kanë dashur me qëllim të nxjerrin një kandidat të caktuar”, theksoi ai./m.j
Ky duhet te hetohet e te jape pergjegjesi per miliona leke shperdorime me emergjencat civile kur ky tipi i drejtoi ato, pastaj te dale si krimb e te fuse bishtin nder shale nga njeri takim tek tjetri. Edhe ky nuk eshte gje tjeter vecse nje prostitute politike qe i jep prapanicen kujto qe i premton nje post.