Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka reaguar pas nisjes së heqjes së barrikadave në veri të Kosovës.
Ai tha se diplomacia çoi në ulje të tensioneve, derisa tha se tashmë është koha për një progres urgjent në procesin e dialogut.
“Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Mirëpresim lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti. Një punë e madhe ekipore e BE-së, SHBA-së dhe KFOR-it. Faleminderit të gjithë atyre që u përfshinë. Tani kemi nevojë për progres urgjent në dialog”.
Disa prej barrikadave tashmë kanë nisur të hiqen në veri të vendit.
/e.d