Prokuroria ka shpallur moskompetencën për serat e përpunimit të kanabisit që u gjetën në Berat dhe ia ka përcjellë dosjen Prokurorisë së Posaçme
Nën hetim për rastin janë aktualisht 95 persona, ndërkohë që janë arrestuar 11 persona.
Prokurorët kanë dalë në konkluzionin se ka dyshime se aktiviteti zhvillohej nga 2 grupe kriminale dhe për këtë arsye e ka përcjellë rastin në SPAK..
Lidhur me zbulimin e serave, ku sekuestruan rreth 800 kg kanabis për përpunim, u përjashtuan nga policia dhe u ndëshkuan me ulje në gradë një sërë zyrtarësh të policisë së Beratit.
/s.f